Choose Language:
Pratite nas:

Testimet e sigurisë në aplikacionet web

Aplikacionet web janë shpesh pjesa më e cënueshme e një sistemi informacioni. Në të njëjtën kohë, për shkak të ekspozimit të tyre në internet, ata janë zakonisht objektivi i parë në një sulm.


Gjithmonë e më tepër kompanitë po kryejnë biznesin e tyre në internet, arsye për të cilën aplikacionet web janë ndër asetet e tyre kritike. Për shkak të kompleksitetit në rritje, këto aplikacione kërkojnë më shumë përpjekje, dhe testime sigurie profesionale dhe të dedikuar.
 
Për shkak të kërkesave të larta të klientëve, INFIGO IS ofron testime sigurie të veçanta të përshtatura në mënyrë specifike për aplikacionet web. Objektivi i një testi të tillë të specializuar është zbulimi i dobësive të mundshme në mënyrë të kontrolluar.
 
Shtrirja e testimit të sigurisë dhe metodologjia janë të përshtatura për aplikimet e testuara dhe teknologjitë e përdorura. Të gjitha rezultatet shqyrtohen manualisht për të siguruar cilësi sa më të lartë të testimit.
 
Ekspertët e INFIGO IS përdorin për testimin e aplikacioneve web mjete në dispozicion të publikut, por edhe mjete të specializuara të ndërtuara in-house. Aplikacionet testohen për dobësi të njohura dhe të panjohura, duke përfshirë por jo kufizuar në:
  • SQL injection
  • Cross Site Scripting (XSS)
  • Cross Site Request Forgery
  • File inclusion
  • Command execution
  • Code injection
  • Input parameters manipulation
  • Session management vulnerabilities
  • Error handling etj.
Aplikacionet web të klientëve vlerësohen tërësisht nëpërmjet programit të INFIGO IS për testimin e sigurisë, për të ulur ose eliminuar shanset e një sulmi të suksesshëm në faqen web. Rezultatet e testeve përfshijnë përshkrime të hollësishme të dobësive të identifikuara dhe rekomandime për eliminimin e tyre.