Choose Language:
Pratite nas:

Telekomi

Krahas sektorit financiar, telekomunikacioni është sigurisht një ndër degët industriale qe po ballafaqohet me pritshmëri dhe standarde të larta në lidhje me sigurinë e informacionit. Niveli i lartë i disponueshmërisë së shërbimeve, mbrojtja e infrastrukturës dhe e aplikacioneve kritike nga aktivitetet e paautorizuara si dhe mbrojtja e informacioneve të ndjeshme të biznesit të një rëndësie kritike jane sfidat kryesore për arritjen e një avantazhi konkurrues në treg (shitjet, zhvillimet e reja të produkteve dhe shërbimeve etj). Për më tepër, ka kërkesa edhe më të rrepta rregullatore të shtetit përkatës si dhe të Bashkimit Evropian (p.sh. segmentin e mbrojtjes së të dhënave personale), të cilat duhet të përmbushen. Së fundi, në mënyrë të ngjashme si në sektorin financiar, zbulimi dhe parandalimi i mashtrimeve është gjithashtu një nga problemet që telekomunikacioni has çdo ditë.

 

SFIDAT

  • Mbrojtja e infrastrukturës së IT nga sulmet kibernetike;
  • Mbrojtja e biznesit dhe e të dhënave të saj nga rrjedhjet;
  • Përputhshmëria;
  • Zbulimi dhe parandalimi i mashtrimeve;
  • Edukimi i punonjësve në fushën e sigurisë së informacionit.
 

 

ZGJIDHJE

  • Penetration testing i infrastrukturës dhe i aplikacioneve të biznesit;
  • Big data analytics me Splunk;
  • Konsulencë mbi përputhshmërinë;
  • Zgjidhje për mbrojtjen dhe monitorimin e aksesit në të dhënat personale;
  • Implementimi i një Sistemi të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS);
  • Trajnime për ndërgjegjësimin mbi sigurinë e informacionit;
  • Trajnime të specializuara për sigurinë e informacionit.