Choose Language:
Pratite nas:

Splunk

Splunk është një produkt revolucionar për mbledhjen e centralizuar dhe analizën e logeve e të dhënave IT, e cila po ndryshon mënyrën tradicionale të të menduarit në menaxhimin e të dhënave. Nëse jeni të interesuar në menaxhimin e log-eve, SIEM, menaxhimin e operacioneve dhe analitikat në biznes, atëherë zgjidhja juaj është Splunk.

 


Splunk është një motor kërkimi për të dhënat e IT-së, një produkt software që në mënyrë dramatike përmirëson kohën e përgjigjes dhe vizibilitetin e IT-së. Splunk ofron monitorim, njoftim dhe raportim në shumë fusha të IT-së, duke përfshirë menaxhimin e aplikacioneve, të sigurisë, përputhshmërinë dhe menaxhimin e operacioneve.

Mbledh dhe indekson çdo të dhënë

Splunk mund indeksojë të dhënat nga çdo burim IT-je në kohë reale, pa patur nevojë të përdorë bazë të dhënash, konektorë të shtrenjtë, mjete të veçanta për interpretim ose konsola.

 

Kërkoni dhe Investigoni çdo gjë

Splunk ju lejon të ndërveproni me rezultatet e kërkimit tuaj menjëherë. Zoom in dhe out në një linjë kohore të rezultateve tuaja të shpejt për të zbuluar trendet dhe anomalitë. Klikoni për një analizë më të thellë në rezultatet tuaja dhe eleminoni informacionet e tepërta për të gjetur gjilpërën në kashtë.

Shto bazën e njohurive me kalimin e kohës

Splunk automatikisht njeh dhe ekstrakton të dhënat e rëndësishme IT, dhe lejon përdoruesit të shtojnë njohuritë e tyre. Njohuri rreth ngjarjeve, fushave, transaksioneve, modeleve dhe statistikave mund të shtohen lehtë në të dhënat tuaja. Ju gjithashtu mund të identifikoni, emëroni dhe etiketoni këto të dhëna.

Monitorim dhe njoftim proaktiv

Splunk lejon përdoruesit të programojnë dhe të ruajnë çdo kërkim për monitorim të vazhdueshëm dhe të shkaktojë alerte nëpërmjet email ose RSS. Ata mund ekzekutojne script-e, dërgojnë mesazhe SNMP në një konsolë sistemi ose të hapin një çështje të re në service desk.

Raportim ad-hoc i fuqishëm

Splunk ofron mundësinë për të ekstraktuar fusha, modeleve dhe transaksioneve në të dhënat IT dhe lejon përdoruesit krijojnë përmbledhje të çdo rezultat kërkimi, si një raport vizual. Tabela interaktive dhe të lehta për tu përdorur, si dhe komanda statistikore kërkimi të fuqishme e bëjnë të thjeshtë ndjekjen e metrikave, përmbledhjen e vlerat më të larta dhe raportimet e ndryshme. Raportet mund të planifikohen, ruhen dhe eksportohen, ose të shtohen në dashboarde të personalizuara.

 

 

INFIGO IS dhe Splunk

INFIGO IS, kompani lider kroate në fushën e sigurisë së informacionit, përdor Splunk për të ofruar shërbime të menaxhimit të log-ëve për klientët tanë.

Nëse ju doni të:
  • përshpejtoni procesin e menaxhimit të error-eve të aplikacionëve dhe të kufizoni aksesin në të dhënat ne mjedisin produkt në të njëjtën kohë;
  • siguroni kontroll të plotë mbi pajisjet e rrjetit, serverat, bazat e të dhënave dhe elemente të tjera të infrastrukturës;
  • zbuloni menjëherë incidente të sigurisë;
  • realizoni përputhjen me kërkesat rregullatore;
  • Na kontaktoni, dhe ne do t'ju ndihmojë për të lehtësuar problemet e tua.

Bazuar në përvojën dhe njohuritë e saj në Splunk, INFIGO IS ka zhvilluar zgjidhjet e listuara më poshtë, bazuar në platformën Splunk, të cilat përdoren nga disa prej klientëve tanë më të mëdhenj.

  • INFIGO Security Operations Center
  • INFIGO Fraud monitoring
  • Splunk për PCI DSS
  • PDF Reporting
  • INFIGO e-Merchant Monitor
 

Shkarko dokumentin