Choose Language:
Pratite nas:

Shërbime konsulence

Menaxhimi i sigurisë së informacionit është një pjesë integrale e menaxhimit të përgjegjshëm të çdo kompanie, pavarësisht nëse ajo është kompani IT apo jo. Kjo kërkon aftësi të veçanta në fushën e sigurisë së informacionit, duke përfshirë edhe aftësi organizative dhe të biznesit, si dhe njohuri specifike në lidhje me aspektet teknike të sigurisë së informacionit.


INFIGO IS ka një ekip ekspertësh me shumë vite përvojë në fushën e sigurisë së informacionit në industri të ndryshme. Ekipi i ekspertëve në dispozicion do t'ju mundësojë zgjidhjen e çdo sfide në fushën e sigurisë së informacionit, pavarësisht nëse flitet për problem teknik, organizativ apo administrativ.
 
Njohuritë dhe përvoja e ekspertëve tanë njihen gjithashtu me anë të certifikatave të shumta të sigurisë si:
  • CISSP
  • CISA
  • CISM
  • SANS GCIH
  • SANS GCIA
  • Comptia Security+
  • ISO 27001
Përveç kësaj, cilësia e shërbimeve tona është njohur nga klientë të shumtë në industri të ndryshme të tilla si industria financiare, industria e kartave të kreditit, e telekomunikacionit, sektorët publikë dhe të qeverisë etj.
Në fushën e konsulencës, ne u ofrojmë klientëve shërbimet e mëposhtme:
  • ndërtim të sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacionit sipas standardeve ISO 27001;
  • përputhje me kërkesat e standardit PCI DSS;
  • menaxhimi të riskut në sistemet e informacionit;
  • ndërtim të sistemit për menaxhimin e vazhdimësisë së biznesit.