Choose Language:
Pratite nas:

Sektori Public

Në kohën e krizës ekonomike, kur reduktimi i kostos është një nga sfidat kryesore të sektorit publik, mbajtja e një niveli të lartë sigurise duke ndjekur trendet botërore në fushën e sigurisë së informacionit është një detyrë shumë komplekse, sidomos në qoftë se merren parasysh kërkesat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Prandaj, organizmat shtetërorë dhe shoqëritë publike duhet të menaxhojnë në mënyrë racionale sigurinë e informacionit, me qëllime dhe prioritete të mirë-përcaktuara dhe të investojnë në zhvillimin e kompetencave të ekspertëve në fushën e sigurisë së informacionit.

SFIDAT

  • mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe atij të paklasifikuar;
  • mbrojtja e infrastrukturave kritike kombëtare nga sulmet kibernetike dhe nga krimet në internet;
  • mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve;
  • përputhshmëria me kërkesat e Bashkimit Europian dhe NATO-s;
  • ndjekja e trendeve dhe e ngjarjeve botërore në fushën e sigurisë së informacionit;
  • krijimi i një kuadri menaxhues për mbrojtjen e infrastukturës kombëtare dhe zgjidhjet teknike që lidhen me të;
  • përputhshmëria e sistemeve të informacionit me standardet e sigurisë dhe me praktikat më të mira.

 

ZGJIDHJE

  • kryerja e testimeve të sigurisë (penetration testings);
  • implementimi i sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit; 
  • implementimi i sistemeve për ndjekjen dhe analizën e ngjarjeve të sigurisë (SIEM);
  • implementimi i sistemeve për parandalimin e rrjedhjeve të të dhënave (DLP);
  • implementimi i sistemeve IDS/IPS;
  • krijimi i dokumentacionit për sistemet e informacionit;
  • edukim i specializuar në fushën e sigurisë së informacionit;