Choose Language:
Pratite nas:
back

RRETH NESH

INFIGO IS është krijuar në vitin 2005. Ajo është e specializuar në shërbimet e konsulencës në lidhje me sigurinë e informacionit. Punonjësit e INFIGO IS, me njohuritë dhe përvojën e tyre, janë ekspertët më të mirë për sigurinë e informacionit në Kroaci. Struktura e kompanisë dhe politikat e saj të biznesit sigurojnë një qasje profesionale, si dhe një përmbushje të plotë të nevojave të klientit.

Profesionalizmi dhe kompetencat e punonjësve të INFIGO IS garantohen nga certifikata organizatash ndërkombëtare të njohura globalisht (ISC2, ISACA, SANS, BSI).

INFIGO IS ka krijuar sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit dhe të trajnimit për çertifikim në përputhje me normat e ISO/IEC 27001:2005  për disa nga kompanitë më të mëdha në Kroaci. Ekspertët tanë kanë realizuar gjithashtu edhe testime dhe vlerësime të sigurisë së sistemve të informacionit për klientë të shumtë.

Stafi i INFIGO IS publikon vazhdimisht artikuj nëpër revista në fushën e sigurisë së informacionit. Këshillimet tona të sigurisë janë publikuar në portalet kryesorë në botë.

Monitorimi i vazhdushëm i lajmeve, i tendencavet dhe i zhvillimevet në fushën e sigurisë së informacionit sigurohet nga anëtarësimi në organizatat kryesore botërore të sigurisë, të tilla si ISC2, ISACA dhe SANS.

Çmimi i bronztë në Vidi e-novation 2006 për projektin Security Vulnerability Detection dhe një çmim i veçantë për shërbimin e testimit të sigurisë së aplikacioneve web dëshmojnë për aftësinë dhe cilësinë e ofruar nga INFIGO IS.

INFIGO IS ka marrë çertifikatat ISO/IEC 9001 dhe ISO/IEC 27001 për menaxhimin e cilësisë dhe për menaxhimin e sigurisë së sistemeve të informacionit.