Choose Language:
Pratite nas:

Parandalimi i rrjedhjeve të të dhënave

Të siguruarit e një vizibiliteti dhe kontrolli të përshtatshëm mbi qarkullimin e informacionit të biznesit dhe mbi zbulimin e paautorizuar të informacionit, është një nga sfidat kryesore të sigurisë së informacionit.


Aktualisht, vetëm pak kompani mund të pretendojnë se kontrollojnë qarkullimin e informacionit në sistemet e tyre, aq sa të mund të parandalojnë në mënyrë efikase rrjedhjen e informacionit ose të mund të përcaktojnë në kohën e duhur dhe pa asnjë dyshim se kush ka zbuluar informacion të rëndësishëm të biznesit dhe se si është zbuluar.

Informacioni mund të shkëmbehet në mënyra të ndryshme në një sistem modern të IT:

  • file share,
  • e-mail,
  • kopje e memorjeve ose disqeve USB ose CD/DVD,
  • web exchange, FTP exchange ose protokolle të tjera për shkëmbimin e informacionit,
  • instant messaging ose rrjetet sociale,
  • printime.

Secila nga këto mënyra mund të jetë një pikë potenciale e rrjedhjes së të dhënave.

Funksioni kryesor i sistemit të mbrojtjes ndaj rrjedhjes së të dhënave (Data Leakage Prevention -DLP) dhe i sistemit për mbrojtjen e informacionit të ndërrmarjeve (Enterprise Information Protection - EIP) është sigurimi i një mbrojtjeje efikase dhe të plotë të zbulimit të paautorizuar të informacionit.

Sistemet DLP/EIP te implementuara mirë dhe në mënyrën e duhur sigurojnë:

  • gjetje të automatizuar të informacioneve të ndjeshme të biznesit,
  • klasifikim të automatizuar të informacioneve të ndjeshme të biznesit,
  • vizibilitet mbi aktivitetet e përdoruesve në lidhje me informacionin e klasifikuar,
  • kontroll mbi informacionin që del nga  sistemet e informacionit të biznesit,
  • enkriptim të informacioneve të ndjeshme të biznesit,
  • alerte dhe raportime të sakta.

Pavarësisht nga metoda e implementimit të DLP/EIP, përveç nivelit të lartë të mbrojtjes është e nevojshme të sigurohet performanca pa pengesa e proceseve të biznesit.

Me qëllim uljen e rrezikut të rrjedhjes së të dhënave, INFIGO IS i ofron klientëve të saj platformën Digital Guardian për mbrojtjen e informacionit të ndërmarrjeve, si dhe shërbim profesionale të cilat do të sigurojë implementimin e plotë dhe efikas.