Choose Language:
Pratite nas:

Ndërgjegjësimi mbi sigurinë (Security awareness)

Shpesh thuhet se burimet njerëzore, pra punonjësit e kompanisë, janë hallka më e dobët në sistemin e sigurisë së informacionit. Pavarësisht se sa shumë përpjekje dhe kohë investohen në vendosjen dhe mirëmbajtjen e kontrolleve të ndryshme teknike të sigurisë, gjithmonë ka raste në të cilat përdoruesi mund të shtyhet të kryejë veprime të caktuara që i mundësojnë sulmuesve akses të paautorizuar të në sistemet e informacionit (social engineering).


Sistemi online i Infigos për ndërgjegjësimin mbi sigurinë e informacionit

Ndërgjegjësimi mbi sigurinë e informacionit është një ndër detyrat më të vështira për kompanitë që kujdesen për sigurinë e informacionit. Përveç faktit që rezultatet nuk janë gjithmonë drejtpërdrejt të dukshme dhe të matshme, zbatimi i vazhdueshëm i programeve të ndërgjegjësimit mbi sigurinë për të gjithë punonjësit në kompani, nuk është një detyrë e lehtë. Gjithashtu, me qëllim efektshmërinë e edukimit, është shumë e rëndësishme që materialet edukative të jenë të një cilësie sa më të mirë dhe të përshtatura ndaj punonjësve të kompanisë, gjë që në praktikë rezulton si problem më i madh se ç'duket në fillim. Sfidë të mëtejshme paraqet fakti që kryerja e vazhdueshme e edukimeve të tilla i merr mjaft kohë personave përgjegjës, arsye për të cilën shpesh hiqen nga lista e prioriteteve.

Me synim që programet për ndërgjegjësimin mbi sigurinë e informacionit të jenë sa më të thjeshta e cilësore, INFIGO IS ka ndërtuar sistemin e vet për këtë qëllim. Ky sistem bazohet në paketën e programeve open-source Moodle dhe i përshtatet të gjithë kompanive, pavarësisht nga madhësia e tyre dhe nga industria të cilës i përkasin. 

Përmbajtja

Programi i edukimit për ndërgjegjësimin mbi sigurinë përbëhet prej 10 leksionesh kryesore të cilat mbulojnë të gjitha fushat kryesore të sigurisë së informacionit, të rëndësishme për përdoruesin përfundimtar. Përmbajtja i është përshtatur të gjithë punonjësve, pavarësisht njohurive të tyre informatike. Në përgatitjen e kësaj përmbajtje kanë marrë pjesë një sërë ekspertësh me eksperiencë shumëvjeçare në fushën e sigurisë së informacionit.

Në paketën bazë, sistemi përfshin leksionet e mëposhtme:

  • Hyrje në sigurinë e informacionit
  • Fjalëkalimet
  • Incidentet e sigurisë
  • Posta elektronike
  • Programet keqdashëse
  • Përdorimi i internetit
  • Trajtimi i dokumenteve
  • Pajisjet kompjuterike të lëvizshme dhe puna jashtë zyrës
  • Laptopët dhe mediat portative
  • Inxhinjeri sociale (Social engenieering)

Përveç materialeve edukative sipas tematikave të mësipërme, çdo leksion përmban edhe pyetsorë përkatës me qëllim testimin e njohurive të marra nga punonjësit. Për përdorues më me përvojë, materiali edukues mund të plotësohet me material shtesë, me qëllim që ti përshtatet të tillë përdoruesve (si p.sh. administratorëve të rrjetit, programuesve, etj.).

Raportimi

Me anë të funksionaliteteve që ofron Moodle, sistemi mundëson krijimin në mënyrë të thjeshtë të raporteve me rezultatet e edukimit për të gjithë përdoruesit, për secilin prej leksioneve. Raporte të tilla janë shumë praktike për të vlerësuar efikasitetin e edukimit dhe për t'i dhënë personave përgjegjës informacion mbi cilësinë e edukimit dhe mbi mundësitë për përmirësim. Gjithashtu, INFIGO IS ka ndërtuar funksionalitetin që u dërgon periodikisht përdoruesve njoftime të automatizuara mbi statusin aktual të edukimit dhe leksionet që ata duhet të përfundojnë.