Choose Language:
Pratite nas:

Nagios XI

Monitorimi Proaktiv i infrastrukturës së IT është një kërkesë kyçe për një menaxhim efikas të IT .


Mekanizmat e monitorimit u mundësojnë kompanive zgjidhjen e problemeve në mënyrë më efikase dhe rritjen e besueshmërisë e disponueshmërisë  së sistemit të informacionit. Në këtë mënyrë, kostot e drejtpërdrejta të shkaktuara nga mungesa e disponueshmërisë së sistemit të informacionit mund të reduktohen në mënyrë të konsiderueshme.

Monitorim i plotë

Monitorim i siguruar i të gjitha komponentëve të rëndësishme të infrastrukturës të biznesit: aplikacionet, shërbimet, sistemet operative, infrastruktura e rrjetit. Përcaktimi i metrikave dhe matja e tyre.

Dukshmëria

Një ndërfaqe e mirë organizuar do t'ju jap një pamje qendrore në operacionet e plota të IT: infrastruktura e rrjetit, serverat, aplikacionet dhe proceset e biznesit.

Njoftim

Njoftimi i menjëhershëm i stafit të IT nëpërmjet postës elektronike ose SMS siguron reagimin e menjëhershëm dhe zbutjen e shpejtë të problemeve. Përshkallëzimi i shumë përdoruesve siguron njoftimin në kohë të të gjithë personelit përgjegjës.

Raportimi

Nga monitorimi parametrave të negociuara të SLA ju mund të masni efikasitetin e proceseve të IT dhe gjithashtu cilësinë e shërbimit të ofruar nga palët e treta. Duke kërkuar në të dhënat historike rreth keqfunksionimeve, alarmeve dhe reagimet ndaj problemeve, mund të zbuloni mundësi për përmirësime të proceseve.

Arkitektura fleksibël

Nagios ka arkitekturë të hapur e cila mundëson integrim të thjeshtë me aplikacionet tuaja të tjera.

Shërbimet e INFIGO IS

INFIGO IS, kompani kroate lider në sigurinë e informacionit, ofron shërbime të monitorimit të infrastrukturës bazuar në produktet Nagios XI dhe Nagios Core OSS, të cilat konsiderohen ndër mjetet nga më të fuqishme e fleksibël në treg.

 
 

Na kontaktoni me besim, nëse jeni dëshironi:

  • monitorim sistematik të komponentëve kryesorë të infrastrukturës IT;
  • zbulim në kohë të keqfunksionimeve ose ndërprerjeve të sistemit të informacionit;
  • reduktim të konsiderueshëm të downtime në infrastrukturën e IT,
  • matjen e nivelit të shërbimeve të IT dhe të proceseve përkatëse të biznesit;
  • matjen dhe monitorimin e SLA.

Shkarko dokumentin