Choose Language:
Pratite nas:

Menaxhimi i Vazhdimësisë së Biznesit

Ndërprerjet në proceset e biznesit u shkaktojnë kompanive humbje financiare direkt të matshme. Përveç kësaj, ndërprerjet në operacionet e biznesit mund të shkaktojnë dëme të tjera të cilat nuk janë direkt të matshme, por që mund të kenë pasoja serioze për biznesin, siç janë humbja e besueshmërisë, pozicioni në treg dhe reputacioni i kompanisë.


Me anë të shërbimeve të BCP (Business Continuity Planning) dhe DRP (Disaster Recovery Planning), konsulentët tanë ndihmojnë klientët në procesin e menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit (BCM).

Përveç planifikimit të reagimeve në rast ngjarjesh katastrofike (p.sh., zjarre, fatkeqësi natyrore, etj), BCM përfshin çdo ngjarje tjetër që mund të shkaktojë ndërprerje të biznesit (ndërprerje të shërbimit nga furnizuesit, dëmtime të rrjetit, etj.) të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe mund të shkaktojnë humbje në biznes.

Nëpërmjet qasjes sistematike që përfshin:

  • identifikimin e proceseve kryesore të biznesit dhe Vlerësimin e Impaktit në Biznes,
  • përcaktimin e një strategjie për BCP,
  • hartimin e planeve BCP dhe DRP,
  • testimin e planeve dhe
  • krijimin  procedurave për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e procesit të BCM,
klienti përfiton një sistem efikas për menaxhimin e vazhdimësisë së biznesit, gjë që siguron:
  • planifikim të emergjencave,
  • menaxhim të emergjencave,
  • nisjen e proceseve alternative të biznesit sipas nevojës,
  • operacionet e kthimit (recovery operations).
Duke krijuar procesin e vazhdimësisë së biznesit, klienti ka një sistem i cili në përputhje me objektivat strategjike të biznesit, siguron funksionimin e proceseve kyçe të biznesit dhe një nivel të përshtatshëm të shërbimeve IT në rast emergjencash.

Planet BCP/DRP dhe i gjithë dokumentacioni i mbetur përmbushin kërkesat e auditit që lidhen me vazhdimësinë e biznesit.