Choose Language:
Pratite nas:

Menaxhimi i mashtrimit

Institucionet bankare kanë qenë gjithmonë të ekspozuara ndaj mashtrimit dhe abuzimit. Statistikat tregojnë se numri i i aktiviteteve mashtruese dhe dëmet që rrjedhin prej tyre janë vazhdimisht në rritje.


Pavarësisht nëse janë të jashtme apo të brendshme, metodat e mashtrimit ndryshojnë dhe teknika të reja ofrohen vazhdimisht. Prandaj, lufta kundër mashtrimit është një betejë e vazhdueshme, ku zbulimi dhe parandalimi i shpejtë, ose të paktën korrigjimi, është shumë i rëndësishëm.

Sot, çdo kartë pagesash, ATM, Internet, telefon ose transaksion i thjeshtë bankar, lë gjurmët përkatëse elektronike. Kjo vlen edhe për kreditë, depozitat, ose çdo produkt tjetër bankar. Edhe pse sistemet bankare ruajnë gjithë këto të dhëna, ka shumë pak informacion në dispozicion për zbulimin e mashtrimit në kohë reale, ose të paktën në kohën e duhur.

Prandaj, edhe me të gjitha të dhënat në dispozicion, pa mekanizma të përshtatshëm detektues në kohë reale, institucionet bankare janë shpesh të detyruar  të mbështeten vetëm në reagime post-hoc, të cilat janë shpesh shumë të vonuara për të rimarrë humbjet financiare.

Në mënyrë që ti sigurojë klientëve të saj zgjidhje efikase dhe proaktive për zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit, INFIGO IS ka zhvilluar një zgjidhje të specializuar për zbulimin/parandalimin e mashtrimit të bazuar në platformën Splunk. Splunk është një produkt revolucionar për grumbullimin, analizën dhe korrelacionin në mënyrë inteligjente të transaksioneve financiare e cila po ndryshon me shpejtësi mënyrën e të menduarit tradicional në menaxhimin e të dhënave IT.

Zgjidhja e INFIGO IS për zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • planifikimi dhe projektimi i një sistemi për zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit,
  • integrimi i sistemit me burimet e të dhënave që përmbajnë informacionin e duhur për zbulimin e mashtrimit,
  • përshtatja e rregullave të mashtrimit me kontekstin organizativ dhe nevojën e biznesit,
  • personalizimi i alerteve dhe i raporteve,
  • optimizimi i sistemit dhe fine-tuning.

Informacion më i hollësishëm në lidhje me zgjidhjen për menaxhimin e mashtrimit të INFIGO IS është në dispozicion këtu.

Shkarko dokumentin