Choose Language:
Pratite nas:

Media

Rritja e pranisë së mediave në Internet dhe ekspozimi i tyre i përditshëm ndaj aktiviteteve të paautorizuara dhe abuzuese, kërkon masa të zgjeruara sigurie. Denial of service attacks, kompromentimi i faqeve dhe i portaleve web, forma të ndryshme të abuzimit dhe të mashtrimeve janë vetëm disa nga sfidat e sigurisë për pronarët e mediave online. Si një kompani me shumë vite përvojë në fushën e testimit të sigurisë si dhe në mbrojtjen e web, mobile dhe aplikacioneve të tjera, INFIGO IS i ofron klientëve të saj një shumëllojshmëri shërbimesh që do të rrisë nivelin e sigurisë së aplikacioneve dhe të shërbimeve si dhe do të sigurojë nivel shërbimi cilësor për përdoruesit fundorë.

 

SFIDAT

  • mbrojtja e aplikacioneve dhe e portaleve web nga sulmet kibernetike dhe nga keqpërdorimi;
  • ndjekja e aktiviteteve të përdoruesve në aplikacionet web;
  • kontrolli dhe monitorimi i ngjarjeve të sigurisë;
  • zbulimi në kohë  dhe parandalimi i incidenteve të sigurisë;
  • zhvillimi i sigurt i aplikimit.

ZGJIDHJE

  • penetration tests të aplikacioneve web;
  • penetration tests të aplikacioneve mobile;
  • analiza e kodit burim të aplikacionit;
  • implementimi i sistemeve për ndjekjen e avancuar të aktivitetit të përdoruesve (Big Data);
  • sisteme për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve të paautorizuara;
  • edukimi në fushën e sigurisë së informacionit.