Choose Language:
Pratite nas:

ISO 27001

Krijimi i një sistemi të menaxhimit të sigurisë së informacionit në përputhje me standardin ISO / IEC 27001 u mundëson kompanive rritjen e nivelit të maturimit të bizneseve të tyre, përafrimin me praktikat më të mira të sigurisë dhe gjithashtu mbrojtjen e informacionit nga aktivitete të paautorizuara.ë


Pa një sistem efikas menaxhimi, problemet e sigurisë shpesh zgjidhen në mënyrë spontane dhe të kufizuar, duke zbatuar kontrolle individuale sigurie që zgjidhin çështjen në një moment të caktuar.
 
Për fat të keq, kjo qasje nuk çon në rritje të konsiderueshme  e afatgjatë të nivelit të sigurisë, dhe humbjet mund të jenë shumë të mëdha. Përvoja tregon se menaxhimi cilësor i sigurisë së informacionit kërkon kombinim të aftësive menaxheriale, organizative dhe teknike që do të ndërtojnë një sistem të plotë dhe të besueshëm të sigurisë e cila mbulon të gjithë organizatën dhe punonjësit e saj.

Me anë të shërbimeve të konsulencës, ekspertët tanë u ofrojnë klientëve mbështetje të plotë në të gjitha fazat e krijimit të një ISMS në përputhje me standardin ISO 27001:2013:

  • përcaktimi i fushës së zbatimit
  • hartimi i politikave të sigurisë
  • identifikimi i burimeve të informacionit dhe analiza e riskut 
  • zgjedhja dhe implementimi i kontrolleve të standardit ISO 27002:2013
  • përgatitja e deklaratës së zbatueshmërisë (Statement of Aplicability).
Përveç implementimit, shërbimet e konsulencës së ISMS mbulojnë edhe fazat e mbetura të procesit të menaxhimit të sigurisë: monitorimin e vazhdueshëm dhe përmirësimin e sistemit, dokumentacionin e duhur, procedurat, trajnimin e punonjësve, auditimet e brendshme, mbështetjen e drejtuesve si dhe menaxhimin e dokumenteve dhe të shënimeve e procesverbaleve.
 
Implementimi i ISMS mundëson menaxhim efikas të sigurisë tek klientët, si edhe besim në sistemet e tyre.
 
Githashtu mund të përgatisim klientët tanë për çertifikim sipas standardit ISO 27001:2013 nga institucione të akredituara.