Choose Language:
Pratite nas:
back

Infigo meetup Tirana – Big Data driven CRM analytics

05.06.2017

INFIGO IS, me mbështetjen e Shoqatës Shqiptare të Bankave, ka kënaqësinë t’ju njoftojë për organizimin e seminarit me titull Infigo meetup – Big Data driven CRM analytics në hotel Rogner, Tiranë, të enjten, 8 qershor 2017.

Jeni të ftuar t’i bashkoheni këtij seminari rreth 2 orësh që synon të eksplorojë risi në përqasjen tuaj ndaj Customer Relationship Management duke përdorur analitika në kohë reale në fusha si menaxhimi i vlerës së klientëve, i fushatave të klientëve ose i eksperiencës së tyre.

Audienca e synuar për këtë seminar janë drejtues nga bankat tregtare, operatorët e telekomit, kompanitë Financiare-Teknologjike, etj., të fokusuar në Customer Experience, Customer Relationship Management, Business Intelligence or Customer Analytics.

Folësi kryesor, Z.Davor Marić, me 15 vjet eksperiencë në fushën e CRM, do të ndajë me pjesëmarrësit njohuritë e tij mbi praktikat CRM nëpërmjet teknologjive big data, një inovacion ky që i jep kompanive mundësinë e avantazhit në treg.

Programi i seminarit do të jetë si më poshtë:

10:45 - 11:00   Opening speach
11:00 - 11:10   Introduction
11:10 - 11:20   Overview of Data Analytics in the CRM Domain
11:20 - 11:50   Big Data Analytics in Splunk
11:50-12:40   Drill Down Sessions into Specific Use Cases
       a. Interconnection Fraud
       b. E-channel Analytics
       c. Churn Prediction
12:40 - 13:00   Open Q&A session and Wrap-up
13:00 - 14:00   Lunch break

 

Delegatët janë të ftuar të ndjekin konferencën pa pagesë. Numri i vendeve është i kufizuara dhe vetëm me anë të ftesave.