Choose Language:
Pratite nas:
back

INFIGO MEETUP 2016 – Infosec and Big Data challenges

11.10.2016

Në 3 nëntor 2016, në hotelin Double Tree Hotel në Zagreb, INFIGO IS do të organizojë një konferencë një-ditore të titulluar “Infigo Meetup 2016 – Infosec and Big Data Challenges”. Qëllimi i konferencës është prezantimi i tregut me te rejat më të fundit në fushën e sigurisë së informacionit, si dhe në fusha të tjera ku INFIGO IS ka përfunduar projekte interesante dhe ka arritur rezultate domethënëse.

Axhenda e konferencës "INFIGO Meetup 2016 - Infosec and Big Data challenges" përbëhet prej dy pjesësh.

Pjesa e paradites do të fokusohet në të rejat dhe trendet e fundit ne fushën e sigurisë së informacionit, në të cilën INFIGO IS është e njohur prej vitesh si kompani lider në Kroaci dhe në rajon. Ekspertët kryesorë të INFIGO IS do të prezantojnë disa prej produkteve dhe shërbimeve që u mundësojnë kompanive mbrojtje më të mirë kundër kërcënimeve të avancuara dhe aktiviteteve të paautorizuara.

Pjesa tjetër e konferencës i dedikohet segmentit më të ri biznesit të INFIGO IS, atij të menaxhimit të sasive të mëdha të të dhënave, ose siç quhet ndryshe, ˝Big Data˝. Duke përdorur Splunk dhe teknologji të tjera të lidhura me të, INFIGO IS ka përfunduar me sukses projekte të mëdha e komplekse për disa prej klientëve më të mëdhenj të rajonit, për të cilët do të flitet gjatë konferencës

Axhenda e konferencës është si më poshtë:

08:30-09:15    Registration/Coffee
09:15-09:20    Welcome Speech (Hrvoje Šegudović)
09:20-09:45    Rethinking Your Security Strategy (Saša Jušić)
09:45-10:15    Devil is in the Details (Bojan Ždrnja)
10:15-10-45    Are We Able to Prevent Data Leakage (Saša Jušić)
10:45-11:15    TBD
11:15-11:40    Coffee Break
11:40-11:45    How Big Data Are? (Lora Čurković)
11:45-12:00    Splunk ITSI demo (Boris Kresoja)
12:00-12:20    Customer’s Use Case (1)
12:20-12:40    Customer’s Use Case (2)
12:40-13:00    Customer’s Use Case (3)
13:00-13:05    Prize Contest (Shake it)
13:05 – 15:00 LUNCH

 

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, është i nevojshëm konfirmimi i pjesëmarrjes me e-mail në meetup2016@infigo.hr

Mirëpresim ardhjen tuaj!

INFIGO IS