Choose Language:
Pratite nas:
back

INFIGO IS në konferencën 8th Infocom World Albania

27.03.2017

INFIGO IS do të jetë sponsor në konferencën Infocom World Albania “The Leading Path to Innovation”. Z. Davor Marić, M.Eng, MBA, Business Development Leader në Infigo, do të mbajë në këtë konferencë prezantimin “Rrisni biznesin tuaj me CRM të bazuar në big data“.

INFIGO IS do të jetë sponsor në konferencën 8th Infocom World Albania, e cila do të mbahet në 5 Prill 2017 në Hotel Plaza në Tiranë, me titullin: “The Leading Path to Innovation”.

Infocom World Albania është një event I mirënjohur, i cili këtë vit do të sjellë së bashku perfaqësuesit më të fuqishëm në tregun e ICT nga sektori publik e privat për të diskutuar rolin e tyre në sferën e inovacionit në Shqipëri. Do të mbahet gjithashtu një fushatë e gjerë marketingu e cila do të përfshijë pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe rajoni.

Z. Davor Marić, M.Eng, MBA, Business Development Leader në Infigo, do të mbajë një prezantim me titull: “Rrisni biznesin tuaj me CRM të bazuar në big data“.

I asistuar nga ekspertët e vet më kompetentë me njohuri të gjera në fushën e financës, të telekomunikacioneve etj., INFGIO ka zhvilluar zgjidhjet e veta të bazuara në big data, duke ndihmuar klientë në 15 shtete të rajonit CEE si dhe të Lindjes së Mesme, të adresojnë nevoja të ndryshme biznesi.

Z.Marić, me eksperiencën e tij 15 vjeçare në industrinë e telekomunikacioneve, do të ndajë me pjesëmarrësit në konferencë përvojën e tij në mbledhjen e njohurive/të dhënave mbi klientët nëpërmjet teknologjive big data, një inovacion në fushën e CRM që u mundëson kompanive të krijojnë avantazh konkurues në treg.

Më shumë informacion mbi konferencën mund të gjeni në http://www.infocomalbania.com/.