Choose Language:
Pratite nas:

Energjitika

Siguria e informacionit në energjetikë ka pasur rol dytësor deri para dhjetë vitesh. Masat e sigurisë ishin të drejtuara kryesisht në mbrojtjen fizike si dhe në disponueshmërinë dhe besueshmërinë e komponentëve të sistemit informacionit përgjegjës për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Perceptimi i sigurisë së informacionit në energjetikë ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2010, me shfaqjen e Stuxnet, një program i specializuar keqdashës i fokusuar në sistemet Siemens SCADA. Me daljen e tij në skenë, Stuxnet ka zgjuar sektorin e energjisë në lidhje me sigurinë e informacionit dhe ka vënë në dukje rreziqe të sigurisë dhe kërcënime të shumta të paadresuara në mënyrë të përshtatshme në këtë sektor.

 

SFIDAT

  • Mbrojtja dhe forcimi i sistemit SCADA nga sulmet kibernetike;
  • Përputhshmëria e sistemeve të informacionit me standardet e sigurisë dhe praktikat më të mira;
  • Mbrojtja nga sulmet kibernetike dhe malware të avancuara;
  • Menaxhimi dhe organizimi i Sigurisë së Informacionit;
  • Rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me sigurinë e informacionit;
  • Menaxhimi i riskut të sistemit të informacionit;
  • Parandalimi i rrjedhjeve të të dhënave;
 

 

ZGJIDHJE

  • Penetration test i sistemeve SCADA;
  • Dizajni dhe arkitektura e sigurisë së sistemeve të informacionit SCADA;
  • Planifikimi dhe projektimi i sigurisë së sistemeve të informacionit;
  • Zhvillimi i dokumentacionit mbi sigurinë e informacionit;
  • Implementimi i Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit;
  • Implementimi i një zgjidhje SIEM;
  • Trajnime për ndërgjegjësimin mbi sigurinë e informacionit;
  • Implementimi i sistemeve të parandalimit të rrjedhjeve të të dhënave.