Choose Language:
Pratite nas:

Analitika e sigurisë

Aftësia e kompanisë për të monitoruar siç duhet, për të mbikëqyrur dhe për të lidhur ngjarjet e sigurisë në sistemin e informacionit, është një segment i rëndësishëm i menaxhimit të sigurisë së informacionit. Duke përfituar prej njohurive dhe përvojës së pasur që INFIGO IS ka në monitorimin dhe në analizën e ngjarjeve të sigurisë, mund të rrisni efektivitetin tuaj në zbulimin e incidenteve të sigurisë.


Edhe pse sistemet e informacionit çdo ditë gjenerojnë sasi të mëdha eventesh potencialisht interesante nga burime të ndryshme (aplikacionet, sistemet operative, bazat e të dhënave, sistemet e kontrollit të aksesit fizik, etj.), shumë pak kompani kanë me të vërtetë kapacitetin operacional të analizës cilësore të të dhënave në baza ditore dhe për të marrë prej tyre vendime që mundësojnë zbulimin e ngjarjeve kritike të sigurisë. Zbulimi në kohë i ngjarjeve kritike të sigurisë dhe të anomalive nga turma e informacioneve në dispozicion, është një faktor kritik në reduktimin e numrit të incidenteve të sigurisë, dhe përmirëson aftësinë për të zbuluar probleme në sistemin e informacionit.

Një sfidë tjetër është mundësia e korrelimit cilësor të llojeve të ndryshme të informacionit nga burime të ndryshme, detyrë kjo e vështirë edhe për kompanitë me nivelin më të lartë të pjekurisë së menaxhimit të sigurisë së informacionit. Metrikat në sigurinë e informacionit janë ato që synojnë të gjithë, por shumë pak janë ata që ja arrijnë.

INFIGO IS si një kompani me vite përvojë në aspekte të ndryshme të sigurisë së informacionit ka investuar përpjekje të jashtëzakonshëm për t'i dhënë klientëve të saj një zgjidhje që ofron analiza të avancuara dhe cilësore të ngjarjeve të sigurisë. Zgjidhjet tona lidhur me analitikën e sigurisë bazohen në platformën Splunk për menaxhimin inteligjent të të dhënave IT, e cila revolucionarizon krejtësisht mënyrën e menaxhimit të të dhënave IT si dhe të sistemit të informacionit në tërësinë e tij.